Këshilltari amerikan i PD-së: Berisha ka nevojë për ju më 11 maj! Nuk kam parë njeri që punon kaq shumë!

Politikë

Këshilltari amerikan i PD-së: Berisha ka nevojë për ju

Këshilltari kryesor i Chris LaCivita për fushatën e Partisë Demokratike në Shqipëri, Philip Griffin, i pranishëm në takimin elektoral në Berat, ftoi që më 11 maj shqiptarët të votojnë Partinë Demokratike dhe të mbështesin Sali Berishën në misionin e tij.

Ai u shpreh se Berisha ka një mision dhe nuk do të ndaloj së luftuari për të marrë Shqipërinë nga duart e politikanëve të korruptuar dhe narkotrafikantët.

"Socialistët në Amerikë u përpoqën me anë të sistemin ligjor të shkatërronin Donald Trump, po Trump dhe populli amerikanë thanë “JO”, dhe i mposhti. Tani dëgjoj se socialistët këtu në Shqipëri po përdorin të njëjtat marifete, por nuk do t’ja dalin mbanë. Doktor Berisha nuk do të ndaloj së luftuari për të marrë Shqipërinë nga duart e politikanëve të korruptuar dhe narkotrafikantët.

Doktor Berisha nuk do ndaloj së luftuari në mënyrë që Shqipëria të ketë mundësi për punë të mira dhe të rinjtë të mos emigrojnë. Doktor Berisha është në një mision. Kam në politikë rreth 40 vite, por kurrë nuk kam parë duke që punon kaq shumë sa Berisha. Kam një mesazh me rëndësi, Doktor Berisha nuk mund t’ja dalë vetëm.

Është koha që të bëni rolin tuaj. Kur të shkoni për të votuar më 11 maj, duhet të merri me vetë familjen, fqinjët, miqtë, të gjithë ata që njihni dhe nëse e bëni këtë, iu premtoj ‘fitore, fitore fitore’", tha ai.

ME TE LEXUARAT