Iu vendos tritol në portën e banesës, kush është Mateos Pashaj? 16 vite më parë vra'u një 17-vjeçar

Patosi u trondit mëngjesin e sotëm, pasi në banesën e 33-vjeçarit Mateos Pashaj u vendos lëndë plasëse. I riu, i vendosur në "arrest shtëpie", ka njoftuar sallën operative se i është dëmtuar porta rrethuese e banesës, pas shpërthimit të tritolit.
Shpërthimi shihet si një kërcënim ndaj të riut, i cili është emër i njohur për policinë.
Në vitin 2010, kur ishte vetëm 17 vjeç, ai është dënuar për vrasjen e 17-vjeçarit Daniel Rrapushi. Konflikti mes adoleshentëve kishte nisur për shkak të adresave në rrjetin social Facebook.
Daniel Rrapushi u qëllua me thikë në zemër, ndërsa shoku i tij, Rauf Bregu, mbeti i plagosur me thikë nga bashkëpunëtori i autorit.
Për ngjarjen u arrestuan katër adoleshentë, mes tyre edhe Mateos Pashaj, i cili në atë kohë ishte 17 vjeç. Ai kreu 5 vite burg, duke qenë se në kohën e kryerjes së veprës penale ishte i mitur.
Ndërkohë, në vitin 2024, Pashaj është përfshirë në një tjetër incident, ku ka dhunuar një punonjës të sigurisë se burgut, për çka ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, nën akuzën e goditjes për shkak të detyrës.
Policia po vijon hetimet për të përcaktuar nëse shpërthimi në banesën e tij ka qenë i qëllimshëm dhe për të identifikuar personat që qëndrojnë pas këtij akti.


