"Hija e Donald Trump" dhe flamingot / Rama në Forumin e Zgjerimit: Ja si ndryshoi perceptimi për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku po merr pjesë në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Europian, ku u shpreh se pas ‘revolucionit flamingo’ qëndron ‘hija e Donald Trump’ dhe kjo sipas tij ka bërë që e gjithë bota të mësojë për protestat në Shqipëri.
Kreu i qeverisë i cilësoi protestat si ‘revolucion i pritshmërive më të larta’, në një kohë kur sipas tij, ekonomia e vendit po zhvillohet me ritme të shpejta.
“Ajo çfarë ka ndodhur në Shqipëri gjatë muajt të fundit ka qenë publike gjerësisht, pati edhe një emër revolucioni i flamingove, tërhoqi vëmendjen e botës sepse pas kësaj është hija e Doland Trump, nuk jam shumë i sigurt se nëse nuk do ishte Trump do donte t ia dinte kush për flamingot në Shqipëri.
Është një Shqipëri e re, njerëzit kërkojnë më shumë kanë plotësisht të drejtë legjitime të kërkojnë më shumë vëmendje dhe të ngrenë më shumë pikëpyetje ku janë njerëzit në këtë transformim.
Ky është fakti pse jemi kaq të lidhur ngushtë me BE, kjo është qasja ime e parë”, tha kreu i qeverisë.


