Pas përplasjes me policinë para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin

Aktualitet

Pas përplasjes me policinë para Kryeministrisë, protestuesit

Përplasjet te Kryeministria kanë vijuar pasditen e sotme mes aktivistëve dhe forcave të policisë.

Këta të fundit nuk kanë lejuar zhvillimin normal të protestës paqësore. Ndërkohë aktivistët kanë kundërshtuar sjelljen e policisë, sipas tyre e paligjshme.

Kjo pasi protesta dhe tubimi është me leje nga policia, ndërsa kjo duhet të garantojë zhvillimin normal të saj.

Sakaq, policia ndjek dhe shoqëron me dhunë aktivistë të ndryshëm në bulevard pa pasur ndonjë shkak të kundërligjshëm të tubimit paqësor.

Tensionet kanë qënë të larta, teksa protestuesit janë përballur drejtpërdrejtë me efektivët.

Efektivët kanë shtyrë protestuesit, por këto të fundit kanë rezistuar.

Protestuesit në kor thërrasin “Poshtë diktatura”, “Rama ik”.

Pas përleshjes, protestuesit tashmë po marshojnë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion