“Diskutime të forta në punë...” Horoskopi sot, 16 nëntor 2026

Dashi
Çdo gjë do jetë e qetë dhe do dashuroheni ashtu si do e ndjeni. Beqarët do ndihen më të gëzuar falë takimeve të këndshme që do realizojnë gjatë mbrëmjeve me disa miqve. Në planin financiar do keni probleme të mëdha të cilat nuk do i zgjidhni dot menjëherë. Tregohuni të duruar.
Demi
Me personin që keni partner/partnere, sot do të jeni goxha tolerantë. Kështu edhe gjërat do t’ju ecin mirë, tamam ashtu siç keni dashur. Ndaj ditën e sotme mundet të merrni edhe vendime të rëndësishme. Beqarët sot do të dashurohen duke rënë brenda kokë e këmbë me një person të ri në mjediset e punës/shkollës, por as që do të guxojnë t’ia shprehin ndjenjat. Financat do jenë të mira dhe ju do kryeni disa shpenzime më tepër nga zakonisht. Do ndiheni mjaft të qetë.
Binjakët
Me njeriun që keni në krah do ta kaloni mirë. Do të merreni vesh për bukuri mes jush dhe kënaqësitë do jenë të paimagjinueshme. Shfrytëzojeni çdo sekondë sikur të ishte e fundit. Edhe beqarët do kenë një ditë të veçantë, prandaj duhet ta përfitojnë sa më shumë. Rrallëherë mund të vijnë periudha të tilla. Në planin financiar do ecni me strategji dhe nuk do keni asnjë lloj problemi.
Gaforrja
Kjo ditë për ju të Gaforres, në raport me lidhjen tuaj do të jetë zhgënjyese. Sepse ju do prisni shumë nga partneri juaj sot dhe realiteti në fakt do t’ju zhgënjejë disi. Qëndroni me këmbë në tokë dhe mundohuni të kuptoni se jo çdo gjë mund të ndodhë ashtu si ju doni në çdo moment. Beqarët nuk do mund t’i shpëtojnë dot një dashurie me shikim të parë. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme. Kujdes me çdo shpenzim që do kryeni.
Luani
Kurrë më shumë sesa këtë ditë, nuk do të ndjeheni kaq shumë të plotësuar në raportin tuaj në çift. Ndaj sot në kuadrin e lidhjes, do bëni gjithçka që do ju thotë zemra. Do t’i harroni njëherë e mirë disa probleme të së shkuarës. Beqarët do jenë specialistë të joshjes dhe do bëjnë për vete cilindo person që do pëlqejnë. Në planin financiar do jetë Merkuri ai që do ua bëjë gjërat më të lehta. Do ndiheni mjaft të qetë.
Virgjëresha
Kjo ditë në prag të fundjavës, nuk shfaqet fort e qetë për ju të shenjës Virgjëresha. Jeta në çift nuk do jetë plotësisht e qetë gjatë kësaj dite. Herë pas here mund të përballeni edhe me disa probleme të vogla si pasojë e kokëfortësisë së të dyve. Beqarët do të mbeten sërish vetëm sepse për shkak të angazhimeve profesionale nuk do kenë kohë të kërkojnë dashurinë. Në planin financiar do keni goxha tronditje dhe nuk do arrini dot të kryeni as shpenzimet më të nevojshme.
Peshorja
Jo çiftet, por beqarët do të jenë sot njerëzit më të privilegjuar në ndjenjë dhe dashuri. Gjithçka do të ndryshojë për ta brenda disa sekondash. Ata që nga ana tjetër kanë kohë që janë në një lidhje do vazhdojnë të kenë një ditë të qetë dhe pa aspak vështirësi. Në planin financiar do i zgjidhni të gjitha problemet falë ndihmës së pakushtëzuar të disa familjarëve. Kujdes, priten diskutime të forta në punë.
Akrepi
Ju jeni mësuar që nga partneri/partnerja të prisni surpriza të këndshme, por mos e bëni gjithmonë këtë. Aq më pak sot dhe më së paku, që dëshira juaj të funksionojë, bëni dhe ju atë që doni të keni. Sepse në dashuri gjithçka është reciproke, mbajeni mend gjithmonë. Beqarët do takojnë një person të ëmbël, simpatik dhe mjaft të sjellshëm. Nëse iu pëlqen shumë jepini atij shenjat e para, por pa e tepruar. Edhe pse do shpenzoni pa u menduar, nuk priten probleme të mëdha financiare.
Shigjetari
Kjo ditë duket të jetë open mind-open heart (Mendjehapur-zemërhapur). Sepse sot do të jeni shumë të hapur me partnerin/partneren tuaj dhe do të flisni për çdo gjë me të. Marrëdhënia në çift do fillojë të ngrohet akoma më shumë. Beqarët do të jenë ambiciozë në punë dhe nuk do e kenë aspak mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Saturni do jetë planeti që do ju ndihmojë të vendosni ekuilibrin në planin financiar. Do kryeni edhe ndonjë shpenzim më tepër.
Bricjapi
Yjet kanë një dhuratë për Bricjapin sepse sot jeta në çift e të gjithë të lindurve të kësaj shenje do të jenë të mbrojtur prej tyre. Ju do të ruani një komunikim të ngrohtë dhe do ia plotësoni dëshirat njëri-tjetrit. Beqarët do kenë vështirësi për ta bërë për vete personin që pëlqejnë. Nuk do jetë dita e tyre më me fat sot. Me financat do jeni më të organizuar dhe do dini sa para të shpenzoni. Gjithçka do ju ecë si duhet.
Ujori
Ata dhe ato që kanë krijuar një raport intim apo lidhje, këtë ditë duhet ta dinë se gjithçka do t’u ecë mirë. Secili nga partnerët do të ketë dëshirën që të përgatisë surpriza për tjetrin dhe në mbrëmje emocionet do të arrijnë kulmin. Beqarët edhe pse nuk do kenë ndryshim të statusit do jenë optimistë. Miqtë nuk do i lënë ata të mërziten për asnjë moment. Për shkak të shpenzimeve të tejskajshme që do bëni, financat do jenë delikate.
Peshqit
Për të lindurit e shenjës së Peshqve, kjo ditë siguron përmirësim të dukshëm të marrëdhënieve që keni me partnerin/partneren. Dhe këtë do ta bëjnë për ju, Hëna dhe Dielli. Ju do të përfitoni nga çdo moment i lirë për të qëndruar me partnerin/en dhe për ta surprizuar atë. Beqarët nuk duhet të ngurrojnë t’ia shprehin ndjenjat dikujt që do pëlqejnë. Në planin financiar do keni më shumë fat megjithatë nuk duhet të kryeni investime të jashtëzakonshme.


