Zjarr i përmasave të mëdha në Cërrik / Përfshihet nga flakët stani (VIDEO)
Lajmifundit
/
16 November 2026, 20:28
Aktualitet

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e kësaj të hëne në një stan në fshatin Shtërmen, në Njësinë Administrative Gostimë, Bashkia Cërrik.
Nga të dhënat paraprake, bëhet me dije se zjarri ka përfshirë ambientet e stanit, ndërsa deri më tani nuk raportohet për dëme në gjënë e gjallë.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të Cërrikut, të cilat po mbështeten nga ekipet e Elbasanit, Gramshit dhe Belshit. Përpjekjet për vënien e flakëve nën kontroll vijojnë.


