Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Basha: Ngjarja e parandalueshme, morën pjesë bandat e Ramës

Politikë

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Basha: Ngjarja e parandalueshme,

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur për ngjarjen e rëndë në Elbasan ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

I ftuar në emisionin në “Open”, Basha tha se ngjarja nuk mund të veçohet nga konteksti se Elbasani ka qenë nën sundimin e bandave që bëjnë aleancë me Ramën dhe pretendon se bëjnë shit-blerjen e votës.

Lulzim Basha: Jam shprehur disa herë, qoftë në dy takime masive si ai i Lushnjes dhe i Durrësit. Pa diskutim që është ngjarje e rëndë që nuk mund të veçohet nga konteksti. Për 8 vite, Elbasani ka qenë nën sundimin e bandave që kanë bërë aleancë me Ramën.

Kjo ngjarje mund të ishte parandaluar dhe do të ishte parandaluar nëse Rama nuk do të kishte dështuar këto 8 vite sepse bandat që morën pjesë në këtë ngjarje të rëndë kriminale, janë treguar me emër e mbiemër në SPAK, ndërsa shteti është nën gjunjë para tyre. Këta janë njerëz me precedent penal. Një gjë është e sigurt, vota në 25 prill është e sigurt për ti dhënë fund kohës së këtij kryeministri dhe marifetit të shitblerjes së votës.

Shkaktari i kësaj gjendje është personi që ka dështuar për 8 vite dhe i ka futur njerëzit në shitblerjen e votës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion