Elton Tozaj thyen heshtjen pas "zhdukjes" së tij: Më bënë të vdekur, por ja ku isha...!

Showbiz

Elton Tozaj thyen heshtjen pas "zhdukjes" së tij: Më

Pas lajmeve që qarkulluan për zhdukjen e tij dhe ngjarjes së dhunshme ndaj tij, Elton Tozaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke falënderuar të gjithë personat që u interesuan për gjendjen e tij shëndetësore.

Në reagimin e tij, Tozaj bëri të ditur se telefonat e tij i janë nënshtruar një kontrolli për kërcënime, ndërsa paralajmëroi se çdo situatë e ngjashme në të ardhmen do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë.

Madje ai nuk i kurseu as mediat, të cilat, sipas tij, publikuan lajme duke e konsideruar të vdekur. Eltoni u shpreh se çështjen e tyre ia ka lënë Zotit dhe gjykatës, ndërsa të njëjtën gjë tha edhe për ata që, sipas tij, kanë abuzuar duke përmendur familjen e tij.

“Shumë faleminderit të gjithë atyre që u interesuan sinqerisht për mua! Telefonat e mi iu nënshtruan një kontrolli për kërcënime dhe tash e në vijim çdo gjë do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë për çdo situatë të ngjashme!

Mediat që më bënë të vdekur i kam lënë në dorë të Zotit dhe gjyqit! Ato që abuzuan në emër të familjes time, Zotit dhe ligjit!”, shkruan Tozaj.

Me këtë reagim, ai ka bërë të ditur se do të ndjekë rrugën ligjore ndaj asaj që e konsideron abuzim me situatën e tij dhe me emrin e familjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion