A po vjen stuhia? Shi, shtrëngata dhe stuhi të forta përfshijnë vendin, ja çfarë pritet, moti sot, 13 nëntor 2026
Lajmifundit
/
13 November 2026, 08:13
Aktualitet

Ditën e premte vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët, në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 10m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 25m/s
Valëzimi në dete me forcë 4-6 ballë.


