Kapet me 17 kg kokainë në makinë, shqiptari tenton t'ju ikë policëve dhe përplaset me dy vetura

Bota

Kapet me 17 kg kokainë në makinë, shqiptari tenton t'ju
Targa e makinës ishte ajo që fundosi një shpërndarës shqiptar të drogës, i cili po lëvizte me makinë në zonën e qendrës tregtare në Larga, me 17 kilogramë kokainë me vete. Ai u përpoq që t’i ikte karabinierëve, por përfundoi duke u përfshirë në një aksident.

Autoritetet policore në Bolonja e vunë në pranga shqiptarin, i cili sasinë e konsiderueshme të drogës, e kishte fshehur në pjesë të ndryshme të automjetit.Ajo që i tërhoqi vëmendjen ishte pikërisht targa, që rezultoi se ishte e klonuar.

E teksa karabinierët po i afroheshin makinës, shqiptari tentoi të arratisej. Kjo bëri që autoritetet të nisnin ndjekjen e tij që mori fund kur shqiptari u fut në parkingun e qendrës tregtare duke u përplasur me dy makina të parkuara.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion