"Ministrinë e sherreve", Rama tregon cilën post do t’i jepte Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit

Politikë

"Ministrinë e sherreve", Rama tregon cilën post do t’i

Kryetari i Partisë Socialiste është përkrah Dorit dhe Devit në emisionin investigativ Fiks Fare, ku i përgjigjet pyetjeve thumbuese të dy drejtuesve të emisionit, për kundërshtarin politik si dhe për fushatën elektorale të Socialisteve.

Sa i përket thirrjes së Bashës për bashkëpunim vetëm nëse largohet nga Berisha dhe Kryemadhi, Rama me tone humori tha se nuk ka nevojë të mohojë askënd.

Ndërsa kur u pyet cilën ministri do t’i jepte Lulzim Bashës, Rama tha, “Ministër shteti për relaksin”, ndërsa për Monika Kryemadhin tha: “Je në vete? Drejtorinë e përgjithshme të sherreve”.

Devi: Si i kërkon fëmijës ta mohojë babain?

Rama: Jo ta mohojë, të dalë në shtëpi tjetër.

Devi: Ku ka më shumë komunistë, tek PS apo PD?

Rama: Normalisht që në Gjirin e Lalzit.

Devi: Ke menduar për një zëvendësues?

Rama: Në mendim e sipër, po ju shoh dhe juve. Më shumë anoj nga ty (Dorit), por kape çik veten.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion