"I kanë duart me gjak", Rama për kapjen e makinës me 6 mln lekë në Dibër: Njësoj si në Elbasan, fatmirësisht...

Politikë

"I kanë duart me gjak", Rama për kapjen e makinës me  6

Kryeministri Edi Rama ka komentuar incidentin e ndodhur sot në Maqellare të Dibrës, ku një makinë u bllokua nga PD nën dyshimin e blerjes së votave.

Kryeministri tha se kjo ngjarje është njësoj si skena e Elbasanit por që nuk ka viktima. Sipas PD brenda në makinë u gjetë 6 milionë lekë të vjetra. 

"Ajo që dimë zyratrisht është se ka një strukturë të armatosur të pranuar nga PD që ka vrarë një person me pretendimin e mbrojtjes së votave. Është njësoj si skena e Elbasanit por fatmirësisht nuk ka viktima. Preshin nuk e sqarojnë këta por Prokuroria. Këto skena janë skena që Shqipëria i ka shumë kohë më parë.

Akuzat që ngrihen janë pjesë e njëjtës strategji për të ndotur procesin dhe PS. Ata kanë duart me gjak, kanë vrarë një njeri dhe kanë plagosur një efektive. Unë ftoj telespektorët të bëjnë një invers nëse paramilitarët do të ishin të PS do të ishte djegur Shqipëria."

ME TE LEXUARAT