Alba Pollozhani e bindur që 99 për qind e meshkujve tradhtojnë, ja pse rrinë gratë me ta
Lajmifundit
/
13 November 2026, 22:21
Showbiz

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Alba Pollozhani, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një interviste për emisionin “Canape”.

Ajo është shprehur se, sipas bindjes së saj, pothuajse të gjithë meshkujt tradhtojnë të paktën një herë gjatë jetës.
“Herët a vonë, minimalisht një herë në jetë, secili burrë ka për të tradhtuar”, ka deklaruar Alba, shkruan “Kosovarja”.
Pollozhani njihet për deklaratat e saj në intervista dhe paraqitjet publike. Ndërkohë, së fundmi ajo po jeton dhe vepron në Kosovë.


