Momentet dramatike , anija me 129 pasagjerë përmbyset pas përplasjes me cisternën (VIDEO)

Anija turistike “American Heritage”, me rreth 129 pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit në bord, u fundos pjesërisht në lumin Misisipi në Nju-Orlins të Luizianës, pasi u godit nga anija cisternë “Atlantic Asphalt” të premten.
Rescues are underway in New Orleans after a tanker struck a cruise ship on the Mississippi River Friday evening. 📷: Kern Studios https://t.co/ZPspGtM0Yr https://t.co/30fn83oHVS
— wdsu (@wdsu) November 13, 2026
Pamjet nga vendngjarja tregojnë anijen të anuar në njërin krah, ndërsa disa njerëz ndodhen në ujë me jelekë shpëtimi dhe të tjerë qëndrojnë pranë parmakëve.
Sipas autoriteteve portuale, përplasja ndodhi rreth orës 12:30, sipas kohës lokale. “American Heritage” ishte ankoruar rreth dy orë më parë për të nisur zbarkimin e pasagjerëve. Ekipet e emergjencës ndërhynë për shpëtimin dhe evakuimin e personave në bord.
Autoritetet konfirmuan se disa persona janë shpëtuar, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë.


