"Vettingu jo si bravat", Basha përplaset me Spiropalin: Vodhe 5 mln euro e krekosesh me veshje firmato

Politikë

"Vettingu jo si bravat", Basha përplaset me Spiropalin: Vodhe 5

Përplasje e ashpër në Kuvend mes kreut të PD Lulzim Basha dhe ministres Elisa Spiropali. Spiropali e ironizoi kreun e PD-së, duke i përmendur debatin për ndryshimin e bravave në PD. Ndërsa Basha nga ana tjetër e akuzoi Spiropalin se vodhi 5 mln euro dhe tani krekoset me veshje firmato.

Debati:

Basha: Po ju drejtohem të gjithëve, kush është përgjegjës që sipas FMN keni numrin më të lartë të vdekjeve për shkak të COVID në evropë. Kush është përgjegjës që në kulmin e pandemisë kur sipërmarrjet u mbyllën kur mijëra njerëz humbën vendin e punës për kafshatën  e gojës, sepse paratë vazhduan tju paguhen inceneratorëve, kujt i shisni dëngla, korrupsioni juaj është përgjegjës i  vdekjeve nga covid, ju jeni aleati numër 1 i covid, ju jeni si covid, ju jeni më vdekjeprurës se covid


Spiropali: Zoti Basha kontrolloni gjuhën temepreamentin nervin se nuk jemi në foltore këtu. Kontrollini gjuhën që e keni lëshuar fare që  kur iu kanë lëshuar nervat. Hijet politike, kufomat politike apo non gratat smund të marrosin një popull të tërë e smund të ndalemi për punët që kemi për të kryer. Meqë e keni merak të posaçëm vetingun premtoni që do votoni për shtyrjen e afateve për vetingun.

Kur vjen puna te aksioni i vërtetë sua merrni mendjen ndërkombëtarëve e as i dëgjoni. Nuk është vetingu në politikë si bravat e dyerve të partive që i ndërroni sa herë humbni legjitimitetin.

Basha: Tonin tim se përcakton dot as i pari i bandës tuaj e as ju  tjerët, dpni vetingun filloni nga vetja, shqiptarët sjanë budalelenj, të vjedhësh 5 milion euro në dogana dhe të vini të na krekoseni këtu me veshje firmato… mos bërtit se do vijë koha të bërtasësh para gjyqtarëve, atje shko e bërtit. Toni im ka të bëjë me hipokrizinë tuaj, shkakatarë të vdekjes jeni ju qëi mbyllët shqiptarët 2 muaj në karantinë dhe kur hapje derën e frigoriferit shigje fytyrën e padronit tënd.

Jeni njësoj si COVID madje më vdekjeprurës, një qeveri kaq shpirtzezë që vazhdojnë vjedhjen edhe në pandemi e tërmet këtë se ka parë askush në evropë e ballkan.

ME TE LEXUARAT