Të qeshura poshtë dritares së Berishës, demokratit i ndërpret gruaja fjalimin: Ho mi, jam tek doktori

Një episod komik është shënuar poshtë pallatit ku Sali Berisha ndodhet nën arrest shtëpiak.
Një nga mbështetësit e ish-kryeministrit që ishte nisur të mbajë një fjalim të improvizuar, u përball me një situatë për të qeshur.
Teksa nisi të fliste, dikush e telefonoi. Me gjasë bashkëshortja, e cila e pyet se ku ndodhet.
Ndiqeni në videon më poshtë se çfarë ndodh pasditeve te rruga ‘Mustafa Matohiti’:
Po më vjen një mesazh. Bah, bah! Po mi! A mi se jam me njerëz, jam këtu tek doktori”, ndërkohë që kjo bisedë e shkurtër ka shkaktuar shumë të qeshura në mesin e personave që ndodheshin të mbledhur poshtë pallatit të ish-kryeministrit Berisha. (Shiko këtu)


