Shpërthejnë ujërat e zeza pranë gjimnazit “Gjergj Kastrioti” në Durrës

Aktualitet

Shpërthejnë ujërat e zeza pranë gjimnazit “Gjergj

Ujërat e zeza kanë mbuluar hapësirën ku ndodhet i mbuluar një nga mozaikët më të rrallë të zbuluar ndonjëherë në vendin tonë.

Mozaiku i punuar me gurë ngjyrë blu dhe bezhë u zbulua tetorin e kaluar në një thellësi prej 6 metrash, gjatë hapjes së themeleve për rindërtimin e gjimnazit “Gjergj Kastrioti” në Durrës. Sipas arkeologëve, ai i përket shekullit të I-II të erës sonë, ndërsa vetë siti përfshin edhe gjetje të periudhave më të hershme, që dëshmojnë dhe nivelin e lartë të jetesës në qytetin e lashtë në fillim të erës së re.

Pas zbulimit punimet për rindërtimin e shkollës u ndërprenë, ndërsa dëmtimi i një tubacioni të ujërave të zeza ka shtuar praninë e tyre mbi sitin më të ri arkeologjik të zbuluar në Durrës. Edhe pse i mbuluar, mozaiku rrezikon të dëmtohet prej tyre.

Në nëntor të vitit të kaluar, Këshilli kombëtar i trashëgimisë kulturore materiale vendosi t’i hapë rrugë gërrmimeve arkeologjike nga një subjekt privat i licencuar në arkeologji, gërrmime që do të financohen nga Bashkia e Durrësit e cila ka hapur tenderin dhe këto ditë pritet shpallja e subjektit fitues.

Në pritje të përfundimit të procedurave, autoriteti kombëtar i trashëgimisë kulturore detyron subjektin privat fitues dhe bashkinë e Durrësit të marrin masa për konservimin paraprak të gjurmëve të mozaikut, ndërsa gërrmimet duhet të mbikqyren nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.

Ndërkohë siti është lënë në mëshirë të fatit nën pushtetin e ujërave të zeza dhe ndonëse banorë të zonës përreth kanë raportuar gjendjen, as Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizimeve nuk ka ndërhyrë për të riparuar tubacionin dhe shmangur dëmet që depërtimi i ujërave mund të shkaktojë në këtë pasuri kombëtare arkeologjike që pritet të zbulohet më tej.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion