Sot, 13 vite nga vrasja e 4 protestuesve, Rama: Drejtësi për 21 janarin!

Politikë

Sot, 13 vite nga vrasja e 4 protestuesve, Rama: Drejtësi për 21

Në 13-vjetorin e vrasjes së katër protestuesve të Partisë Socialiste, ka reaguar kryeministri Edi Rama. Me një shënim në faqen zyrtare “Facebook”, shefi i qeverisë kërkon drejtësi për viktimat e pafajshme dhe krimin shtetëror të 21 janarit.

“Drejtësi për 21 janarin”, shkruan Rama.

Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë protestave të opozitës më 21 janar 2011.

Qeveria e ish-kryeministrit Sali Berisha u tregua e dhunshme ndaj protestuesve dhe opozitës së kohës, duke përdorur dhunë, rrahje deri tek vrasja e katër qytetarëve, të cilët po protestonin paqësisht para godinës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në vendimin e zbardhur për vrasjen e Aleks Nikës në protestat e 21 janarit ka bërë pëgjegjës shtetin shqiptar për vrasjen, por edhe për mos zbardhjen e saj dhe ndëshkimin e autorëve.

Sipas gjykatës, shteti dështoi të kontrollojë protestën dhe oficerët e Gardës së Republikës perdorën armët e zjarrit duke vrarë  katër përsona përfshi edhe Aleks Nikën. Në Shqipëri, sipas vendimit të Strasburgut, gjykatat nuk saktësuan nëse përdorimi i armëve mbi protestuesit ishte mundësia e fundit për gardistët.

“ Proceset kombëtare nuk shqyrtuan nëse forcat e sigurisë mund të kishin përdorur mjete të tjera (jo-vdekjeprurëse) per kontrollin të turmave, të cilat në ditën e ngjarjeve ishin përdorur shumë pak dhe kjo për motive që nuk janë shpjeguar nga autoritetet”, thuhet mes tjerash në vendimin e Gjykatës Europiane.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion