Aksident aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 60-vjeçari

Aktualitet

Aksident aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 60-vjeçari
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, në aksin Elbasan-Peqin.

Një këmbësor ka humbur jetën pasi është aksidentuar nga një automjet me drejtues 21-vjeçarin me inicialet O.M. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat.

 

Njoftimi për shtyp:

Në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 21 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor, rreth 60 vjeç, ende të paidentifikuar, i cili, si pasojë, ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion