"Për 24 orë s'je në Shqipëri"/ Kërcënoi Roza Latin në BBVA, merret vendimi për Merin

Showbiz

Roza dhe Meri kanë patur një nga debatet më të ashpra, teksa gazetarja është shprehur se Meri e ka goditur në fytyrë gjatë një bisede.

Klipi i debatit të tyre është transmetuar dhe banorët kanë reaguar duke vendosur se cilën anë do mbajnë. Por çfarë ka vendosur Big Brother?! Në zarfin e kuq shkruhej:

Pasi ka parë me vëmendje situatën mes Merit dhe Rozës, Vëllai i Madh ka vendosur që Meri të shkojë automatikiasht në nominim bashkë me banorët e tjerë që do të shkojnë në nominim në fund të spektaklit.

Pjesë nga debati mes Roza Latit dhe Merit:

Roza: Meri mbaji nervat zemra ime

Meri: Me njerëz budallenj nuk mbaj nerva. Ca argumenti të kesh me ty mi, argument puplash

Roza: Nuk ke një argument

Meri: Për 24 orë s’je as në Shqipëri

Roza: Jam good, më ra në shuplakë . Në bisedë e sipër më kapi te mjekra dhe më ra me shuplakë

Albi: Ma dha mua dje, ma ka bërë dhe mua ishte moment ekzaltimi

Roza: Normalisht ja dhashë mbrapsht se kshu më ka mësuar mami, kush të shan shaje, kush të gjuan gjuaje!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion