Shqipëria humbi medaljen e bronztë për 1 kg, Rama uron Briken Caljan: Meriton bravo të madhe
Lajmifundit
/
28 July 2021, 16:45
Politikë

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka uruar Briken Caljan për rezultatin mjaftë të mirë në Lojërat Olimpike.
Calja ishte vetëm 1 kg larg medaljes së bronzit, por megjithatë u rendit në vendin e 4-t mes shumë garuesve.
“Edhe pse pa medalje për vetëm 1kg diferencë, Brikeni meriton një bravo të madhe për renditjen në vendin e katërt në Lojrat Olimpike të Tokios” shkruan Edi Rama.


