Ramush Haradinaj merr dozën e parë të vaksinës anti-Covid

Kosovë&Rajon

Ramush Haradinaj merr dozën e parë të vaksinës anti-Covid

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë vaksinën ndaj COVID-19. Ai ka zgjedhur një vend të veçantë për të marrë dozën e parë, duke zgjedhur institucionin e QKMF ‘’Adem Ukëhaxhaj’’ në Deçan që menaxhoi krizën e helmimi të mbi 2 mijë qytetarëve.

Ndërkohë ai ka bërë thirrje që të vaksinohen të gjithë që të mbrohen ndaj COVID-19.

STATUSI NGA RAMUSH HARADINAJ:

Në kuadër të përballjes me virusin Covid19, sot u vaksinova me shpresë që të mbrohemi dhe të kemi sa më pak infeksione në vend.

Për vlerësim dhe mirënjohje të lartë për punën e palodhshme të QKMF “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, veçanërisht gjatë menaxhimit të krizës së helmimit të mbi 2000 qytetarëve, dozën time të parë të vaksinës Pfizer-BioNTech e mora pikërisht në këtë institucion shëndetësor.Vaksinohu edhe ti. Mbroj veten dhe të tjerët! RH!

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion