Rama pasi dëshmoi te inceneratorët: Na akuzojnë me tërbimin e humbësve të pangushëllueshëm

Politikë

Rama pasi dëshmoi te inceneratorët: Na akuzojnë me tërbimin

Kryeministri Edi Rama ka dëshmuar dje rreth 10 orë në Komisionin parlamentar hetimor për inceneratorët.
Sërish sot, ai e ka vijuar ditën me të njëjtën temë, duke hedhur në rrjete sociale një video që i përket Porto Romanon, që sipas Ramës dikur quhej ferri në zemër të Europës.

“Mirëmëngjes dhe me kujtimin e ferrit që lanë pas ata që na akuzojnë me tërbimin e humbësve të pangushëllueshëm, si dhe me disa pamje nga transformimi rrënjësor i atij ferri në një mushkëri të gjelbër për Durrësin, ju uroj një ditë të mbarë
Në një kronikë të televizionit gjerman ZDF, e cila mori dhenë me pamjet e saj të llahtarshme, Porto Romano u quajt ferri në zemër të Europës”, shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT