Rama e nis batuta fjalën në Shkup: Do flas shqip, se përkthyesi mos ma shkatërroi mesazhin

Me një batutë e ka nisur fjalën e tij kryeministri Edi Rama në forumin e Shkupit. Ndërsa theksoi se do të flasë shqip, Rama iu drejtua kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev duke i thënë se uron që përkthyesi mos t'i shkatërrojë mesazhin që ai kërkon të përcjellë.
Rama iu referua me kete rast fjalimit te mbajtur ne takimin paraardhes, ku sic theksoi, perkthyesi e ka percjelle ndryshe nga permbajtja reale fjalen e tij.
"Do t'ju drejtohem në shqip, sipas rregullit të vendosur dhe shpresoj që këtë herë përkthyesi mos të jetë si herën tjetër Zoran që ma shkatërroi komplet mesazhin", tha Rama.
Prej dites se djeshme kryeministri Rama dhe presidenti serb Vucic ndodhen ne Shkup ne kuader te forumit ekonomik rajonal si pjese e schengenit Ballkanik.

