PS bie në 72 deputetë, LSI lë pa mandat Ramën në Durrës

Politikë

PS bie në 72 deputetë, LSI lë pa mandat Ramën në

Partia Socialiste vijon të pësojë goditje dhe rënie. Këtë herë numërimi i votave në qytetin e Durrësit ka rezultuar me surpriza për Lëvizjen Socialiste për Integrim, e cila ka arritur të rrëmbejë një mandat deputeti.

Kujtojmë se bëhet fjalë për mandatin e kryeministrit Edi Rama, i cili kandidonte në Durrës, i renditur në numrin tetë.

Dyshohet se ky mandat i Ramës është "rrëmbyer" nga kandidatja e LSI, Elona Guri.

Deri pak momente më parë, PS numëronte 8 mandate në Durrës ndërsa me goditjen e fundit ka shkuar në 7.

Partia Demokratike nga ana tjetër ka fituar deri më tani 6 mandate me 40.05% të votave, ndërsa LSI mori një mandat deputeti me 6.43% të votave.

Procesi i numërimit në Durrës ka vijuar përgjatë gjithë ditës së sotme me ritme të ngadalta./LajmiFundit

ME TE LEXUARAT