E rëndë në Pogradec/ Një person gjendet i pajetë në banesë, çfarë dyshohet?
Lajmifundit
/
11 November 2026, 20:55
Aktualitet

Një 40 vjeçar është gjendur i pajetë në banesën e tij në fshatin Gështenjas të Pogradecit.
Raportohet se kanë qenë fqinjët ata që kanë zbuluar trupin e pajetë të 40-vjeçarit i cili dyshohet se është vetëvarur.
Sipas të dhënave të para, viktima mësohet se jetonte i vetëm dhe po përballej me vështirësi ekonomike.
Trupi i pajetë është transportuar në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës mjekoligjore, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.


