Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, Koçiu: 1272 qytetarë kanë dërguar mesazhe! 220 prej tyre kanë marrë përgjigje

Politikë

Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, Koçiu: 1272 qytetarë

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu bëri të ditur sot se në platformën “Fol me Kryeministrin” janë regjistruar mbi 1272 qytetarë, ndërsa më shumë se 220 prej tyre kanë marrë përgjigje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu theksoi se është takuar me ekipin që shqyrton mesazhet e mbërritura në platformë dhe përgatit përgjigjet për qytetarët. Sipas saj, kërkesat shqyrtohen për t’u përcjellë përgjigje nga vetë Kryeministri ose institucionet përgjegjëse.

Koçiu sqaroi se për të përdorur platformën, qytetarët duhet të hyjnë në adresën: fol.km.al, të identifikohen përmes “e-Albania” dhe të dërgojnë mesazhin e tyre.

Zëri yt dëgjohet, merr përgjigje dhe zgjidhje konkrete!  Nëse ke një pyetje, kritikë apo një ide që do t’ia thuash Kryeministrit: Hyr në folmekm.al

Identifikohu përmes e-Albania

Ti zgjedh: publik apo anonim

Merr përgjigje të drejtpërdrejtë

Çdo mesazh lexohet dhe merr vëmendjen e duhur, për t’u kthyer në përgjigje dhe zgjidhje konkrete. Deri më tani, mbi 1,272 qytetarë janë bërë pjesë e platformës, prej të cilëve mbi 220 kanë marrë përgjigje. Dritarja e dialogut është e hapur”, shkruan Koçiu

Platforma “Fol me Kryeministrin” e cila u prezantua pak javë më parë, është një kanal komunikimi online i krijuar për t’u mundësuar qytetarëve të komunikojnë drejtpërdrejt me Kryeministrin dhe institucionet qeveritare.

“Fol me kryeministrin” parashikon ruajtjen e konfidencialitetit të përdoruesve, duke mos bërë publik identitetin e tyre pa pëlqim, si dhe publikimin periodik të një përmbledhjeje mbi temat e ngritura, përgjigjet e dhëna dhe hapat e ndërmarrë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion