KQZ gjobit me 3 mijë lekë numëruesit që vonuan numërimin e votave

Politikë

KQZ gjobit me 3 mijë lekë numëruesit që vonuan

Në një deklaratë për mediat, KQZ reagoi ndaj vonesave që kanë ardhur në disa KZAZ në vend.

Zëdhënësja e KQZ bëri të ditur se në 18 KQZ janë numëruar më pak se 50% e qendrave të votimit dhe për këtë arsye anëtarët e KZAZ-ve janë gjobitur me 3 mijë lekë.

“Disa KZAZ kanë numëruar më pak se 50% të qendrave të votimit që kanë në administrim.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka vendosur sanksionin administrativ prej 3 mijë lekësh për të gjithë anëtarët e KZAZ, të cilat deri në këto momente kanë numëruar më pak se 50% të qendrave të votimit”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion