Dua Lipa bëhet emri kryesor i festivalit më gjigant të muzikës në botë (FOTO)

Showbiz

Dua Lipa bëhet emri kryesor i festivalit më gjigant të

Festivali i njohur i muzikës, Coachella Valley Music and Arts Festival, ka zbuluar listën e artistëve që do të performojnë në edicionin e vitit 2027, ku në mesin e emrave kryesorë është edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

Ylli i muzikës pop do të jetë një nga artistet kryesore të festivalit, së bashku me Tame Impala dhe SZA, të cilët do të kryesojnë programin muzikor gjatë dy fundjavave të këtij eventi.

“Mendoj se do të të shoh në shkretëtirë”, shkruan Dua në Instagram.

Edicioni i vitit 2027 do të mbahet më 9-11 prill dhe 16-18 prill, në Empire Polo Club në Indio të Kalifornisë, ku pritet të mblidhen mijëra adhurues të muzikës nga vende të ndryshme të botës.

1794423636_duahotelcoachella.png

Në mesin e artistëve të tjerë që do të ngjiten në skenën e Coachellas janë: Madonna, Zara Larsson, Kehlani, Phoebe Bridgers, Ëeezer, Tiësto, Martin Garrix, Role Model, Don Toliver, Dom Dolla, Kygo, Empire of the Sun, The Neighbourhood dhe Becky G.

Për artisten shqiptare, pjesëmarrja në këtë festival përbën një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e saj ndërkombëtare, duke e vendosur në mesin e artistëve që do të kryesojnë një nga festivalet më të njohura muzikore në botë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion