Bie PD, partia e Tom Doshit i rrëmben një deputet në Shkodër, ja rezultatet paraprake

Politikë

Bie PD, partia e Tom Doshit i rrëmben një deputet në

Partia Social Demokrate, e cila drejtohet nga Tom Doshi ka surprizuar në këto zgjedhje duke rrëmbyer 3 mandate deputetësh.

PSD ka fituar epërsi në Qarkun e Shkodrës ku fillimisht kishte një mandat duke goditur minutat e fundit të numërimit Partinë Demokratike, dhe duke i rrëmbyer deputetin e 6-shtë që kishte marrë nga PS.

Në Qarkun e Shkodrës PD ka marrë 5 mandate, PS3, PSD 2 dhe LSI 1. PSD renditet si forcë e tretë me 14.84 % të votave në Qarkun e Shkodrës.

Një tjetër mandat deputeti PSD e ka fituar sipas rezultateve paraprake në Tiranë, ku ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit.

Bie PD, partia e Tom Doshit i rrëmben një deputet në

Kryetari i PSD, Tom Doshi i cili dha dorëheqjen në mënyrë të parevokueshme nga mandati i deputetit deklaroi se kjo forcë politike do të marrë 3 mandate në Shkodër dhe Tiranë.

Doshi tha se pas 25 Prillit ai do të bëjë koalicion me PS-në por jo me Lulzim Bashën./LajmiFundit

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion