Rama për mediat: KE rikonfirmon se i kemi përmbushur kushtet për hapjen e negociatave

Kryeministri Edi Rama, ashtu siç ishte paralajëmruar, ka dalë në një konferencë për mediat, në krah të ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se KE në progress raportin ka rikonfirmuar se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave me BE-në.
"Raporti i KE është një tjetër në një vrazhdë të disa të tjerëve tani më, ku KE rikonfirmon edhe njëherë që Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për të nisur formalisht negociatat dhe për të ndërmarrë diskutimin e anëtarësimit.
Dua të theksoj se ne gjejmë te KE një partner të drejtë dhe të paanshëm, një partner rigoroz që e vlerëson progresin duke u bazuar në hulumtimin e fakteve në terren dhe për këtë arsye do e përsëris edhe sot nuk ka në asnjë kryeqytet të vendeve anëtarë një strukturë e ngjashme apo që të mund të konkurrojë për nga cilësua e hulumtimi dhe për nga drejtësia e gjykimin delegacionin e KE dhe të BE këtu në vendin tonë. Kur dëgjojmë pranë ditëve të vendimmarrjes të një vendit të BE se prit kështu e ashtu kjo është polikë. Raporti i Progresit është për ne udhërrëfyes", tha Rama. /shqiptarja


