Grabitet me armë banesa e noterit në Sarandë, autorët marrin 20 milionë lekë

Aktualitet

Grabitet me armë banesa e noterit në Sarandë, autorët marrin

Një noter në Sarandë ka rënë pre e grabitjes ditën e sotme. Informacionet e para kanë treguar se ngjarja ka ndodhur në lagjen 4 të qytetit, ku autorët kanë arritur të marrin 20 milionë lekë të vjetra. Ndërkohë mësohet se autorët kanë qenë të armatosur me kallashnikov.

Në kuadër të kësaj ngjarje, blutë e qytetit bregdetar kanë ngritur pika të shumta kontrolli në qytet. Ende nuk dihet identiteti i autorëve.

“Më datë 20.10.2021, rreth orës 08:10, në sallën operative Sarandë, ka telefonuar shtetasi T. K., banues në lagjen nr.4, Sarandë, për të njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar, i kishin hyrë me dhunë në banesë dhe i kishin vjedhur një shumë parash dhe dy çelësa automjetesh.

Shtetasi T. K. nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia. /BW

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion