Në sfond Fatos Nano, Rama publikon foto nga selia e PS: Ndjesë që po ju zgjoj si gogol

Politikë

Në sfond Fatos Nano, Rama publikon foto nga selia e PS: Ndjesë që

Kryeministri Edi Rama e ka nisur herët ditën e sotme. Ai ka publikuar një foto në faqen e tij në Facebook, ndërkohë që sot mbahet Kongresi i Partisë Socialiste. Kryesocialisti shfaqet në shkallët e selisë, ndërsa në sfond duket fotoja e Fatos Nanos.

Rama u kërkon ndjesë ndjekësve të tij, teksa thotë se “po i zgjon si gogol”, ndërsa kujton se sot PS ka ditën e kongresit.

dhe me ndjesën që po ju zgjoj si gogol në këtë ditë pushimi, teksa #PS????e ka ditë kongresi, uroj për të gjithë ju një fundjavë të qetë????”, shkruan Rama.

Partia Socialiste mbledh sot organin e saj më të madh vendimmarrës, Kongresin ku do të vendosen objektivat për garat e ardhshme elektorale. Ky është i konceptuar si një kongres autokritikë përmes 5 paneleve që do të jenë të vendosura në Bulevard. Punimet nisin rreth orës 09:30 ku përgjatë Bulevardit, në dy sheshe, do të jenë 5 panele, ku ministra, deputetë dhe grupe interesi do të diskutojnë për energjinë, politikën e jashtme dhe çështje të tjera.

Kjo pjesë e planifikuar për ndërveprim më qytetarë, zgjatë 2 orë, për t’u zhvendosur më pas në këto ambiente te salla e Pallatit të Kongreseve, e për tu fokusuar tek punët e partisë. Ky Kongres rikthen Ditmir Bushatin. Ish-ministri është përqendruar tek rinia, vizioni për zhvillimin e kapaciteteve në PS. Fjalimet përmbyllen nga kryeministri Edi Rama. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion