Mbërrijnë edhe 100 mijë doza të “Sinovac”, Manastirliu: Protesta vonoi me 48 orë planin e vaksinimit

Në aeroportin “Nënë Tereza” kanë mbërritur edhe 100 mijë vaksina kineze kundër COVID-19.
Ato janë pritur në aeroport nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj.
Ministrja Manastirliu ka thënë se për shkak të protestës së kontrollorëve të “Albcontrol” plani i vaksinimit është vonuar me 48-orë.
Ajo shtoi se tashmë do të vijohet menjëherë me procedurat për shpërndarjen e dozave dhe deri në muajin maj synohet që të kemi arritur deri në 500 mijë vaksinime.
Manastirliu: Ajo çfarë ka ndodhur është qe në kemi arritur ti kemi sot vaksinat dhe të vazhdojmë me planin e vaksinimit masiv.
Na duhet koha e nevojshme për të kryer procedurat për të vijuar me hapjen e fashës së grupmoshës. Kemi arritur që në dy javë në 25 të vinin vaksinat 192 mijë dhe menjëherë të kemi edhe 100 mijë që i shërbejnë vaksinimit të popullatës. Synojmë të kemi kryer 500 mijë vaksinime në muajin maj.


