Kaloi Covid-in 2 herë, 104-vjeçarja përcillet me duartrokitje nga stafi i spitalit

Bota

Kaloi Covid-in 2 herë, 104-vjeçarja përcillet me duartrokitje

Një grua 104-vjeçare është përcjellë me duartrokitje nga stafi i spitalit kolumbian pasi ajo u shërua nga Covid-19 për herë të dytë në më pak se një vit.

Carmen Hernandez u përcoll me ovacion nga mjekët ndërsa u rreshtuan përgjatë korridoreve të Spitalit Universitar San Rafael de Tunja në qytetin e Tunjës, në Kolumbi teksa ajo u transportua në një shtrat spitali. E moshuara mori trajtim mjekësor në spital për 21 ditë.


Hernandez u diagnostikua për herë të parë me Covid-19 në qershor të vitit të kaluar dhe u trajtua në shtëpinë e pleqve në San Jose ku ajo jeton prej 25 vjetësh.

Ajo ishte në gjendje ta mundte virusin – por pavarësisht se ishte vaksinuar në shkurt të këtij viti, Hernandez u diagnostikua me Covid-19 për herë të dytë në mars.

Të hënën, ajo ishte në gjendje të dilte nga spitali me anë të një ambulance për në shtëpinë e kujdesit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion