Pas tre muajsh në koma, shuhet në moshë të re boksieri i njohur

Bota e boksit është përmbytur me homazhe pas ndarjes tragjike nga jeta të boksierit irlandez Lee Reeves, pasi ylli qëndroi në koma për tre muaj.
I njohur me nofkën 'El Champo', boksieri pësoi lëndime gjatë një ndeshjeje në 3Arena të Dublinit dhe ishte shtruar në spital që kur u nxor nga ringu atë mbrëmje.
Reeves po luftonte me Gary Cully për titullin vakant të BUI Celtic në kategorinë e lehtë-welter më 1 gusht, por u rrëzua në raundin e 10-të në 3Arena.
Boksieri nga Limericku u nxor nga ringu me barelë pas ndeshjes dhe u shtrua në spital në një gjendje kritike, por të qëndrueshme. Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe që atëherë ndodhej në koma të shkaktuar nga mjekësia.
"Mirupafshim bir, fle i qetë, luftove kaq shumë deri në fund. Të duam shumë, pusho në paqe me mamin dhe vëllain tënd që presin te portat e qiellit. Kujdesu për motrat dhe babanë tënd, jepu atyre forcën për ta përballuar këtë. Të duam Lee", shkruan miku dhe trajneri i Reeves, O'Brie.
Lee Reeves
Reeves, i cili kishte nofkën "El Champo", u bë profesionist në vitin 2018 dhe fitoi 16 nga 18 ndeshjet e tij në radhët e boksit.
Ai e kaloi një pjesë të madhe të karrierës së tij të hershme profesionale duke luftuar në Kanada dhe Kolumbi, dhe performancat mbresëlënëse në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e çuan atë të përballej me Cully në Dublin në gusht.
Jashtë boksit, Reeves , i cili humbi nënën e tij, Cathy, nga vetëvrasja ishte ambasador i grupit të Parandalimit të Vetëvrasjeve të Traktatit të Limerickut.


