Pritet ulje apo rritje e tarifave për pasaportat? Sa do të paguajnë fëmijët, pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuara

Aktualitet

Pritet ulje apo rritje e tarifave për pasaportat? Sa do të
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka firmosur urdhrin për uljen e tarifave të pajisjes me pasaporta dhe karta identiteti për disa kategori qytetarësh, masë e cila hyn në fuqi më 1 janar 2027. Përfitues të kësaj mase do të jenë fëmijët nën 16 vjeç, personat me aftësi të kufizuara dhe qytetarët mbi 65 vjeç, duke synuar lehtësimin e kostove për familjet dhe kategoritë që kanë më shumë nevojë për mbështetje. 

Konkretisht, për fëmijët nën 16 vjeç, tarifa e pasaportës ulet nga 7,500 në 6,000 lekë. Për personat me aftësi të kufizuara, karta e identitetit do të kushtojë 1,000 lekë, nga 1,500 lekë që është aktualisht, ndërsa pasaporta do të ulet në 6,000 lekë. Për qytetarët mbi 65 vjeç, tarifa e kartës së identitetit ulet nga 1,500 në 1,000 lekë. 

Kreu i Ministrisë së Brendshme e cilësoi vendimin si mbajtje të një angazhimi të deklaruar më herët, gjatë një dalje publike në 2 tetor, e theksoi se lehtësimi i kostove dhe përmirësimi i shërbimeve publike duhet të ecin paralelisht. 

“Për shumë familje, çdo shpenzim ka rëndësi. Prandaj është detyra jonë t’ua lehtësojmë marrjen e shërbimeve publike. Por dua të jem i qartë: qytetarët duhet të paguajnë më pak dhe të shërbehen më mirë!”, tha Demo. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion