Ahmetaj: Jam autorizuar për të negociuar për të marrë 50 mijë doza vaksina ruse, Sputnik V

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka njoftuar se ditën e djeshme ka marrë autorizim nga qeveria shqiptare për të negociuar për 50 mijë doza vaksinash Sputnik që do të vijnë në javët e ardhshme.
“Asgjë nuk do ndalojë të bëjmë 500 mijë vaksinime për qytetarët shqiptarë.
Numrat janë në rënie. Ne kemi filluar ta mundim atë flamë. Plani i vaksinimit do të vazhdojë me shpejtësi dhe do jemi sërish duke negociuar.
Dje kemi marrë autorizimin për të negociuar për 50 mijë doza Sputnik që do vijnë në javët e ardhshme. Shqiptarët e shohin që përpjekja vazhdon të jetë e madhe. Përpjekja për të sabotuar sjelljen e vaksinave vazhdoi”, deklaroi Ahmetaj.


