Akuzohen se vranë babë e bir, kalon në SPAK dosja për Ardjan dhe Florenc Çapjan

Aktualitet

Akuzohen se vranë babë e bir, kalon në SPAK dosja për Ardjan

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka marrë në shqyrtim dosjen penale kundër Ardjan Çapjas dhe Florenc Çapjas.

Xhaxha dhe nipi i tij, si dhe 4 anëtarë të tjerë të grupit akuzohen se morën pjesë në ekzekutimin e Gentian dhe Nezir Beqirit, vrasje e dyfishtë e ndodhur në vitin 2012.

Prokurori i Elbasanit, Ritvan Sukaj ka shpallur moskopetencën duke vendosur që aktet hetimore kundër këtij grupi kriminal, t’i kalojnë për hetime të mëtejshme SPAK-ut.

Argumenti qe i ka kaluar SPAK për grup të strukturuar kriminal dhe dhënia e urdhëravre për ekzekutimin e personave.

Ardjan Çapja përfundoi në prangat e policisë më 29 mars, ndërsa në kërkim është Florenc Çapja. Arrestimi i Ardian Çapjas ndodhi pak ditë më parë gjatë operacionit të koduar “Krasta 2021”për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion