"Kundër qokave që përçajnë PD", Baçi sqaron shkarkimin e tij nga Basha

Kryetari i degës së PD-së në Fier, Luan Baçi sqaroi se vendimi i shkarkimit të tij nuk është zyrtare. Ai tha se ka zhvilluar një takim 10 minutësh me Bashën dhe se nuk është dakord me emërimet apo qokat që bëhen pa mbështetjen e anëtarësisë.
I pyetur se kujt i përket PD, Baçi theksoi se është vetëm e qytetarëve dhe jo e Bashës apo Berishës.
"Mbrëmë kisha takim 10 minutësh me Bashën. Jam kundër procedurës. Jam një drejtues dege që në 2014. Kam 2 mandate si kryetar dege.
Nuk del me emërime, komandime dhe me "qokë", vendime pa mbështetje në statut dhe në anëtarësi krijojnë përçarje.
Po merremi me veten tonë pas 25 prillit dhe jo me denoncime.
S'ka asnjë vendim zyrtar për pezullimin tim. Nuk është marrëzi të pranojmë gabimet që nga kryetari i degës tek kryetari i PD-së.
Unë mund të iki nga dega e partisë demokratike Fier por do jem 10 herë më i fortë në PD.
PD është e qytetarëve, nuk është e as e zotit Basha as e Berishës."-u shpreh Baçi.


