Shpërthime të njëpasnjëshme bombash në Siri, 27 të vdekur

Bota

Shpërthime të njëpasnjëshme bombash në Siri, 27 të

Të paktën 14 persona u vranë sot në një sulm me bombë në një autobus në Damask, ndërsa 13 të tjerë humbën jetën nga bombardimet e regjimit sirian në zonat e kontrolluara nga rebelët.

Dy bombat e vendosura në autobus shpërthyen herët në mëngjes ndërsa automjeti kalonte pranë një ure në qendër të kryeqytetit, njoftoi agjencia e lajmeve SANA, duke vrarë 14 persona dhe duke plagosur të paktën tre.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, një organizatë joqeveritare me një rrjet të gjerë burimesh në të gjithë Sirinë, të gjitha viktimat ishin ushtarakë.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës në Damask. Megjithatë, një orë më vonë, forcat qeveritare bombarduan Idlibin, bastionin e fundit të xhihadistëve dhe rebelëve në veri të Sirisë.

“Ne nuk kishim parë gjëra të tilla për një kohë të gjatë, menduam se kishim mbaruar me to” tha një dëshmitar okular pranë vendit ku shpërtheu autobusi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion