Kryeministri Rama komplimenton Veliajn: Lali është optimist i pashërueshëm, sheh ëndrra me sy hapur

Kryeministri Rama gjatë fushatës elektorale që po mban në Tiranë, nuk ka lënë pa përmendur edhe kryebashkiakun Erion Veliaj. Rama e nisi fjalinë me shiun, që ishte parashikuar të binte sot, ndërsa e mbylli me komplimentet për lalin Erin.
“Nuk e di si e bëtë, por vetëm me këtë takim e hodhët në erë atë aplikacionin që tregon kohën se kjo mrrokulla (celulari) këtu thotë shi i madh. Ku është shiu? Ç'a i bëtë shiut? Se lali është gjithmonë me diellin nuk diskutohet. Lali edhe kur shiu është duke vepruar thotë: - “Hë mo lal, të pëlqejnë këto rrezet e diellit”. Është optimist i pashërueshëm, megjithatë optimizmi buron nga ëndrra e parë më sy hapur. Është energji e jashtëzakonshme dhe e domosdoshme”, tha Rama.


