Detaje nga shpërthimi në Patos, tritoli shkatërron derën “Versace” të banesës, i riu në arrest shtëpie njofton policinë për sulmin

Policia njofton se më datë 16.11.2026, rreth orës 05:05, shtetasi M. P., 33 vjeç, banues në Patos (me masë sigurie “Arrest në shtëpi”), ka njoftuar sallën operative se i është dëmtuar porta e rrethimit të banesës, dyshohet me lëndë plasëse.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Sipas burimeve policore ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm.
Në vendngjarje është dëgjuar një shpërthim që dyshohet se është lëndë plasëse. Grupi hetimor ka kryer veprimet e parë dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.
33-vjeçari i cili ndodhet në arrest shtëpie për veprën penale “goditje për shkak të detyrës” pasi ka goditur një punonjës të Policisë së Burgjeve, ka njoftuar sallën operative se i është dëmtuar porta e rrethimit të banesës.
Ndërkohë ka qenë autor i një vrasjeje të ndodhur në vitin 2010, ndaj dyshohet që një ndër pistat e hetimit të jetë hakmarrja.
Po sipas të njëjtave burime, në kohën kur ka kryer vrasjen ka qenë minoren, 17-vjeç.


