Rrezik për llogaritë bankare, Banka e Shqipërisë paralajmëron për mesazhet e dyshimta: Kujdes!

Aktualitet

Rrezik për llogaritë bankare, Banka e Shqipërisë
Banka e Shqipërisë njofton qytetarët se po qarkullojnë mesazhe mashtruese (phishing) që përdorin emrin e saj. Në këto mesazhe pretendohet se llogaria bankare e marrësit është pezulluar dhe i kërkohet të klikojë në një lidhje për të përditësuar të dhënat.

Këto mesazhe janë të rreme. Ato synojnë të përvetësojnë të dhëna personale dhe bankare duke përdorur emrin e Bankës së Shqipërisë.

Rrezik për llogaritë bankare, Banka e Shqipërisë
Banka e Shqipërisë paralajëmron qytetarët se nëse marrin  një mesazh të tillë të mos klikojnë në lidhjen e përfshirë në mesazh dhe mos i përgjigjen atij.

“Mos klikoni në lidhjen e përfshirë në mesazh dhe mos iu përgjigjni atij. Mos jepni të dhëna personale, të dhëna të kartës bankare, fjalëkalime, PIN ose kode njëpërdorimëshe. 

Nëse keni dhënë të dhëna ose vini re veprime të paautorizuara në llogarinë tuaj, kontaktoni menjëherë bankën tuaj përmes kanaleve të saj zyrtare. Raportoni çdo mesazh të tillë pranë organeve kompetente”, paralajmëron BSH.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion