Çfarë mesazhesh do të përcjellë Rama në Bruksel? Kryeministri merr pjesë në Forumin e Zgjerimit të BE-së

Politikë

Çfarë mesazhesh do të përcjellë Rama në Bruksel?
Kryeministri Rama do të marrë pjesë ditën e hënë në Forumin e II-të të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, që zhvillohet në Bruksel, nën temën “Evropë më e gjerë – Evropë më e fortë”.

Forumi do të fokusohet në progresin e vendeve kandidate, Paketën e Zgjerimit të këtij viti dhe perspektivën e një Bashkimi Evropian më të zgjeruar dhe më rezistent.

Kryeministri Rama do t’i adresohet Panelit me temë “Realizimi i Zgjerimit: Reformat, Investimet dhe Rritja Ekonomike”.

Në kuadër të vizitës, Kryeministri do të zhvillojë takime me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, dhe Presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion