Berisha paraqitet në SPAK, ka një mesazh për ish-kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani

Politikë

Berisha paraqitet në SPAK, ka një mesazh për ish-kreun e
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur si çdo të hënë në ambientet e SPAK-ut. Në një deklaratë për mediat kreu i selisë blu lexoi mesazhin që i la ish-kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.

Berisha e cilësoi SPAK-un si Avokatura Speciale e Kryeministrit Kriminel Edi Rama, me akronimin ASKKR.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë konferencë të mbajtur para këtij institucioni, të cilin që sot e tutje do ta pagëzojmë Avokatura Speciale e Kryeministrit Kriminel Edi Rama.Mos e harroni pra, ASKKR.

I ndërrohet emri, nuk quhet më Skapi i partisë, por tani edhe partinë ka filluar ta lëshojë, por merret vetëm me mbrojtjen e Padrinos të Shqipërisë.

Lashë në zyrën e tyre këtë shënim: ‘Altin Troplinit, Gjokës, Hajrit, tani i shtohet edhe Ramës, Altin Rama, po, armikut të egër të pluralizmit politik dhe votës së lirë të shqiptarëve, drejtësia vonon, por nuk harron. Sali Berisha’”, deklaroi Berisha.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion