“Polici e krimit...”, protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë qytetarët

Politikë

“Polici e krimit...”, protestonin paqësisht, efektivët

Ndërsa protesta para Kryeministrisë vijonte paqësisht, efektivët e Policisë së Shtetit kanë nisur shoqërimin e disa prej protestuesve. Ndërhyrja e uniformave blu është kundërshtuar nga qytetarët e pranishëm, të cilët kanë reaguar me thirrjet: “Policia e krimit!”.

Një ditë më parë, më 14 nëntor, studentët dhe qytetarët zhvilluan protestën kombëtare, e cila nisi rreth orës 14:00 para Ministrisë së Arsimit.

Pas qëndrimit në këtë institucion, protestuesit marshuan në disa rrugë të kryeqytetit, duke kaluar nga Zogu i Zi dhe zona e 21 Dhjetorit, për t’u rikthyer më pas në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë.

 

Gjatë marshimit nuk munguan incidentet. Disa protestues dogjën kosha mbeturinash, dëmtuan tabela reklamuese dhe stacione autobusësh, ndërsa në zonën e Zogut të Zi u bllokua për disa minuta qarkullimi.

 

Më vonë, pranë godinës së Kryesisë së Kuvendit, pati hedhje gurësh dhe tentativë për të dëmtuar hyrjen e institucionit. Policia ndërhyri dhe shoqëroi disa prej pjesëmarrësve.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion