Librazhd/ Shmangu parakalimin e gabuar të një shoferi, makina përplaset me pemën dhe përmbyset në rrugë

Aktualitet

Librazhd/ Shmangu parakalimin e gabuar të një shoferi, makina

Një makinë është përplasur mëngjesin e sotëm me një pemë dhe për pasojë u përmbys në rrugë. Aksident mësohet se ka ndodhur në Librazhd, por fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

Informacionet e para bëjnë me dije se shkak i këtij aksidenti është parakalimi i gabuar që një makinë bëri në rrugë, duke detyruar shoferin e makinës së aksidentuar të devijojë për të shmangur përplasjen.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, për të hetuar ngjarjen e plotë.

ME TE LEXUARAT