Projekti me 3500 apartamente në Tiranë, gati në vitin 2022 për banorët e prekur nga tërmeti

Aktualitet

Projekti me 3500 apartamente në Tiranë, gati në vitin 2022

Kryeministri Edi Rama, bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ministrin e Rindërtimin Arben Ahmetaj, inspektuan punimet në kantierin e ngritur në zonën e “5 Majit” ku do të sistemohen një pjesë e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Sipas planit, projekti në fjalë do jetë gati në pranverë të vitit 2022.

Projekti me 3500 apartamente në Tiranë, gati në vitin 2022

Ndërsa bëhet me dije se lagjja e re është është projektuar nga arkitekti i famshëm italian Stefano Boeri, me 3500 apartamente për 11 mijë banorë, 5 objekte publike ndër të cilat edhe godina e përbashkët e tatime-doganave, 3 objekte arsimore, një shkollë profesionale, si edhe qendra franceze e edukimit të Teknologjisë Digjitale për rininë “ECOLE 42” me mbështetjen e Presidentit Macron.

ME TE LEXUARAT