Kantieri i superstradës Tiranë-Durrës, Rama publikon pamjet: Do të lehtësojë qarkullimin, Tirana me një hyrje më dinjitoze
Lajmifundit
/
2 Prill 2025, 09:20
Politikë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e punës në kantierin e superstradës Tiranë-Durrës.
Ai shkruan se me përfundimin e kësaj superstrade do të lehtësohet ndjeshëm lëvizja e automjeteve, teksa shton se Tirana do të ketë një hyrje më dinjitoze.
“MIRËMËNGJES dhe me kantierin e Superstradës Tiranë-Durrës, e cila po shndërrohet në një autostradë të kategorisë A, çka do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve të panumërta në këtë aks dhe do t’i japë Tiranës një hyrje ende më dinjitoze, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.


